Friday 19 July 2024
Friday 19 July 2024

“Patrulla e katërt e përbashkët turko-ruse u krye sot (e mërkurë) me automjete ajrore dhe tokësore në autostradën M4 në provincën Idlib të Sirisë, si pjesë e marrëveshjes së mëparshme TR-RF”, tha Ministria turke e Mbrojtjes

 

Trupat turke dhe ruse kanë zhvilluar patrullimin e katërt të përbashkët tokësor në veriperëndim të Sirisë në përputhje me marrëveshjen e Moskës, bëri të ditur sot Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Patrulla e katërt e përbashkët turko-ruse u krye sot (e mërkurë) me automjete ajrore dhe tokësore në autostradën M4 në provincën Idlib të Sirisë, si pjesë e marrëveshjes së mëparshme TR-RF”, tha Ministria në Twitter.

Autostrada M4, e njohur edhe si rruga Alepo-Al Hasakah, është rreth 30 kilometra nga kufiri jugor i Turqisë.

Turqia dhe Rusia u dakorduan për një protokoll i cili u kërkoi palëve të “pushonin të gjitha veprimet ushtarake përgjatë vijës së kontaktit në zonën e deskalimit në Idlib duke filluar nga ora 00.01 e 6 marsit të vitit 2020”.

Protokolli po ashtu thekson se patrullimet e përbashkëta turko-ruse do të fillonin më 15 mars përgjatë autostradës M4 nga vendbanimi Trumba, 2 km në perëndim të Saraqib, deri në vendbanimin e Ain al-Havr.

 

15 prill 2020

 

 

Më shumë

Lira në rënie drastike, të huajt dynden për të blerë banesa në Turqi

Shitjet e banesave në Turqi për të huajt u rritën me 48.4% në një nivel rekord në nëntor, sipas shifrave zyrtare të publikuara sot, pasi një rënie e lirës turke bëri që blerjet të jenë dukshëm më të lira për ata që blejnë me valutë “të fortë”.   Tregu i pasurive të paluajtshme […]

BIRN hap ekspozitën në nder të gazetarëve të vrarë në luftërat në Ballkan

  Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative do të hapë një ekspozitë dhe do të botojë një libër që përkujton gazetarët dhe punonjësit e medias që u vranë gjatë dhe menjëherë pas shpërbërjes së përgjakshme të Jugosllavisë.     Një ekspozitë e BIRN, e titulluar “Last Despatches”, do të hapet në Sarajevë më 14 dhjetor […]

Maqedoni e Veriut: Alternativa bëhet pjesë e koalicionit qeveritar

Partia opozitare Alternativa është bërë pjesë e koalicionit qeveritar në RMV. Kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i Alternativës Afrim Gashi kanë nënshkruar marveshjen 9 pikëshe për hyrjen e Alternativës në Qeveri.     Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev tha se kjo marrëveshje paraqet një qëndrueshmëri politike për të hapur negociatat me BE-në, […]

Kosovë-Serbi: Normalizim i marrëdhënieve apo bllokim?

Kosova dhe Serbia në javën e fundit ashpërsuan retorikën politike me akuza dhe kundërakuza dhe ndaluan vizitat e ndërsjella të zyrtarëve qeveritarë, duke bërë kështu që të reagojë edhe Bashkimi Evropian. Autoritetet e Prishtinës i ndaluan hyrjen në Kosovë kreut të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, njëherësh edhe drejtues i […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara