Wednesday 21 February 2024
Wednesday 21 February 2024

 

Sot rinisën fluturimet në aeroportin “Nënë Tereza”, pas pezullimit dyditor. Kulla e vrojtimit vijon punën me kontrollorë të ardhur nga Turqia dhe specialistë grekë. Policia ndaloi tre kontrollorët shqiptarë nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Referimi i rastit është bërë fillimisht nga policia e Rinasit, pasi avionët nuk po kryenin fluturime.

 

Avioni i parë u ngrit në orën 09:05 drejt Bolonjës në Itali, nga ana tjetër kanë mbërritur edhe dy avionët e parë nga Berlini dhe Mynihu. Ka pasur anulime të fluturimeve vetëm përgjatë orëve të para të mëngjezit.

 

Gjatë së premtes, nga aeroporti i Rinasit do të nisen 25 fluturime dhe po kaq avionë pritet të vijnë.

Më shumë

Kuvendi i Berishës, shkarkon Bashën

Partia Demokratike ndodhet në një krizë të thellë ekzistenciale. Shenjat e krizës janë të dukshme. PD është sot e përçarë keqazi.   Demokratët janë rrjeshtuar në dy grupime kundërshtare: njëri me mbështetës të Sali Berishës, ish-liderit historik të PD, të shpallur “Person non grata” nga qeveria amerikane për “vepra korrupsioni që minojnë demokracinë në […]

“Non-grata”, Berisha shkon me ‘Foltoren’ në SHBA

Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook. Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA.   Takimi do të zhvillohet me video-konferencë njësoj sikur të […]

Shqipëri – Kosovë, pa ndalesa në kufi!

Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, Kosovës dhe Shqipërisë që po mbahet sot në Elbasan, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi shpjegoi tre marrëveshjet e arritura. Tre marrëveshjet synojnë lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve në të dy anët e kufirit. “Dua ta filloj nga kjo e fundit që ka të bëjë me lejet e […]

Berisha për Zërin e Amerikës: Unë do marr PD-në, nuk bëj parti tjetër

Ish kryeministri dhe drejtuesi i Partisë Demokratike, Sali Berisha përjashton në mënyrë kategorike, krijimin e një force të re politike. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai shprehet i bindur se kuvendi i thirrur prej tij dhe mbështetësve të tij më 11 dhjetor do të shënojë një rithemelim të kësaj partie të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara