Friday 12 April 2024
Friday 12 April 2024

 

Ditën e sotme janë bllokuar të gjitha fluturimet në Aeroportin e Rinasit, deri të enjten në orën 10:00.

 

Ky bllokim është shkaktuar pas dështimit të negociatave mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë me kompaninë “Albcontroll”, që menaxhon kontrollin e fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

 

Shkak i kësaj është greva e 68 kontrollorëve të “Albcontrol”, të cilët protestojnë për kushtet e punës dhe uljen e pagave.

 

Ministrja Belinda Balluku tha se kjo protestë ka ardhur për shkak se punonjësve u janë ulur të ardhurat gjatë vitit 2020, sepse për shkak të pandemisë janë ulur fluturimet për 57 për qind.

 

“Albcontrol nuk ka lidhje financiare me shtetin shqiptar dhe në fund të vitit financiar nuk duhet të kenë fitim. Disa prej rrogave arrijnë në 4,440 dollarë, dhe për shkak të uljes së fluturimeve u është ulur në 2,400 dollarë. Kompania nuk ka depozita për t’u dhënë atyre para. Dhe duhet ta kenë të qartë që po punohet me 43 për qind të trafikut ajror. Por, kontrollorët duan të kenë paratë që janë mësuar të kenë sepse është niveli i jetesës që kanë. Pra nëse nuk kanë 4,000 dollarë në dispozicion, stresohen dhe nuk punojnë dot”, tha Balluku.

 

Ajo bëri të ditur se Albcontrol është e vetmja kompani që ofron këtë shërbim, në kushtet e monopolit. Sipas saj, greva e punëtorëve të kontrollit në aeroport është e jashtëligjshme, pasi nuk mund të ushtrohet në shërbime të rëndësisë jetike.

 

“A duhet të kapet vendi peng sot nga disa persona që janë të stresuar me pagën 2,490 dollarë dhe nëse nuk ia bëjnë 4,400 dollarë, ata do të mbajnë vendin peng?”, tha ajo.

 

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, përmes një postimi në Facebook, reagoi duke thënë se është i shqetësuar nga gjendja e krijuar dhe se ndërprerja e punës nuk është zgjidhje dhe se siguria e hapësirës ajrore në Republikën e Shqipërisë, është çështje e sigurisë kombëtare.

 

Ai po ashtu u ka bërë thirrje Qeverisë dhe organeve drejtuese të “Albcontrol” që të vlerësojnë me kujdes kërkesat e kontrollorëve.

 

“Qeveria dhe Organet Drejtuese të ‘Albcontrol’, duhet të vlerësojnë me seriozitet dhe shumë kujdes kërkesat e kontrollorëve, qëndrimet zyrtare që ATCEUC-Kontrolluesit e Trafikut Ajror dhe Koordinimit të Bashkimit Europian, për gjetjen e një zgjidhjeje të drejtë, duke iu referuar praktikave më të mira të vendeve fqinje, për trajtimin e kontrollorëve të trafikut ajror në këtë kohë krize globale të shkaktuar nga COVID-19, ku para së gjithash primare duhet të jetë garantimi i sigurisë së fluturimeve në hapësirën ajrore shqiptare”, shkruan presidenti Meta.

 

Edhe kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Twitter tha se “organizatorët do të kallëzohen penalisht dhe do të përballen me ligjin që ndalon rreptësisht ndërprerjen e aktivitetit të kullës nga ana e kontrollorëve”.

 

“Sabotimi i rëndë i aktivitetit të Aeroportit “Nënë Tereza” nuk do të tolerohet! Frymëzuesit e kësaj lëvizjeje të çartur çartiste, Saliu që gjuan me gurë digjitalë dhe Iliri, që hedh gurin e markës ‘Leshko’ dhe fsheh dorën, duan mbylljen e aeroportit për të mos ardhur vaksinat.

Apel për kontrollorët e Rinasit: Ndahuni nga ata që ju futën në këtë lojë të çmendur me zjarrin! Braktisini në rrugën e tyre qorre organizatorët e kallzuar penalisht! Kush nuk kthehet në punë nesër, nuk do gjejë më vend në Albcontrol. Koha e Rrumpallës ka vdekur dhe nuk kthehet!”, tha Rama.

 

Greva e kontrollorëve të trafikut ajror ka çuar në ndërprerjen e fluturimeve mëngjesin e së mërkurës në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.

 

Arsyeja e kësaj proteste është fakti se 68 kontrollorët e “Albcontrol” kanë firmosur deklaratën për paaftësi të përkohshme për punë, pas nisjes së procedurave për shkarkimin e disa kolegëve të tyre.

 

Ata kërkojnë nënshkrimin e kontratave të reja, transparencë në fonde, qasje në vendimmarrje dhe kthimin në punë të kolegëve.

 

Vijimi i grevës mund të paralizojë të gjitha fluturimet në Shqipëri.

 

 

 

Greva, FNSH dhe ushtria marrin në kontroll Rinasin, Balluku ultimatum kontrollorëve:

 

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ushtria kanë zbarkuar në aeroportin e Rinasit pasditen e kësaj të mërkure, 7 prill, pas grevës së kontrollorëve.

 

Ministrja e Transportit dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, njoftoi se ushtria do të marrë në ruajtje ndërtesën, ndërsa policia e shtetit do të lirojë ndërtesën nga ata kontrollorë të cilët kanë vendosur të mos jenë më kontrollorë.

 

Balluku pati dhe një ultimatum të fundit për ta që të bëjnë pas dhe ti rikthehen punës.

 

 

Mbërritja e trupave amerikane për stërvitjen e NATOS-s, Yuri Kim telefonatë urgjente me Ministrinë e Mbrojtjes për bllokimin e Rinasit

 

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar pas bllokimit të Rinasit. Burimet bëjnë me dije se Kim ka kontaktuar me Ministrinë e Mbrojtjes dhe ka kërkuar zgjidhjen e situatës para nisjes së fluturimeve që do të kryhen nga Shtetet e Bashkuara me avion dhe logjistikë ushtarakë të parashikuar këtë fundjavë.

 

Kujtojmë se këtë fundjavë është parashikuar të mbërrijnë në Shqipëri një pjesë e logjistikës dhe avionëve ushtarakë amerikanë për të realizuar një nga stërvitjet më të rëndësishme të NATOS-s, DEFENDER-Europe 21.

 

Stërvitja do të përfshijë pjesëmarrjen e afro 30 mijë trupave nga 26 shtete. Në Shqipëri do të kalojnë 6 mijë trupa dhe do të dislokohet rreth 20% e kapaciteteve ushtarake që do të marrin pjesë në këtë stërvitje.

 

Ndërkohë problem mbetet mbyllja e Rinasit, për të cilën ende nuk është gjetur një zgjidhje nga qeveria.

 

Më shumë

Rreziku nga sulmet kibernetike

Siguria kibernetike po bëhet çdo ditë e më shumë një fushë që kërkon fuqi punëtore të specializuar. Ndaj Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, si drejtues i institucionit që shumë shpejt do të marrë drejtimin për garantimin e mbrojtjes kibernetike përshëndeti pjesëmarrësit në aktivitetin inovativ “Cyber Camp Albania”, ku ftoi të rinjtë të orientojnë karrierën […]

4 – Dhjetori, Festa Kombëtare e Forcave të Armatosura Shqiptare

Me propozimin e Isa Boletinit, më 4 dhjetor 1912, Mehmet pashë Dërralla u zgjodh ministër i Luftës në Qeverinë e Përkohshme, duke fituar 42 vota dhe duke u radhitur i treti pas Luigj Gurakuqit me 54 vota dhe Myfit Bej Gjirokastrës (Libohovës) me 52 vota. Ministri i Luftës Mehmet pashë Dërralla duke bashkëpunuar me […]

Një shqiptar në krye të Arqipeshkivisë së Tiranës dhe Durrësit

Papa Françesku emëroi sot (30 nёntor 2021) imzot Arjan Dodaj, kryeipeshkëv të ri të kryedioqezës së Tiranë-Durrësit. Imzot Dodaj është kryeipeshkvi i tretë i kësaj Kishe në periudhën pas rënies së komunizmit, pasardhës i imzot Rrok Mirditës dhe i imzot George Frendos.   R.SH. – Vatikan   Dorëheqja dhe emërimi i Kryeipeshkvit Mitropolit […]

Mbi 17’000 shqiptarë e festuan Pavarësinë jashtë atdheut

Një numër i konsiderueshëm shqiptarësh kanë zgjedhur t’i kalojnë festat e nëntorit jashtë atdheut.   Stambolli ishte destinacioni kryesor për të kaluar pushimet 4-ditore që erdhën nga festat e Pavarësisë dhe Çlirimit.   “Stambolli është shitur në masë, gati  muaj përpara, pra në fund të tetorit të gjitha grupet e Stambollit kanë qenë të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara