Thursday 20 June 2024
Thursday 20 June 2024

 

Gjatë dy muajve të parë të 2021, tragetet e linjave nga porti i Durrësit, kanë kryer më pak lundrime, ndërsa sasia e mallrave të trasportuar prej tyre me kamionë dhe trailera është rritur me 6%, krahasuar me të njejtë periudhë të vitit të kaluar.

 

Nga të dhënat e zyrtare të Sektorit të Statistikave në Autoriteti Portual Durrës, mësohet se tragetet e linjave Durrës – Bari dhe Durrës – Ankona e kthim, kanë transportuar 137 mijë tonë mallra në dy muaj, ose ose 7,200 tonë më shumë se sa dymujori janar-shkurt i vitit 2020. Megjithëse kanë kryer tetë lundrime vajtje-ardhje më pak, tragetet që lundrojnë nga/drejt Durrësit kanë transportuar 6.225 kamionë dhe trailerë me mallra, ose 534 mjete më shumë se sa në të njejtën periudhë të viitt 2020.

 

Kufizimet për shkak të pandemisë nga Covid 19 në sektorin e lundrimit të trageteve kanë ndikuar në uljen drastike të numrit të udhëtarëve, ndërsa transporti i mallrave me kamionë dhe trailerë ka vijuar normalisht nën masa të rrepta shëndetësore.

 

 

Më shumë

Politikat e copëtuara për bujqësinë

Shqipëria është vendi më bujqësor në Europë, me këtë sektor jetik që sjell gati 19% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Pavarësisht rënies së fortë në krahasim me fillimin e viteve ’90, kjo peshë është shumë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian (2%) dhe gati dy herë më e lartë se […]

Shqiptarët shpenzuan 13.6 milionë euro në 9 muaj për të siguruar pronat, si ndahet tregu mes kompanive

Për nëntë muajt e parë të këtij viti, shqiptarët shpenzuan rreth 1.67 miliardë lekë ose rreth 13.6 milionë euro për sigurimin e pronave.   Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se primet e shkruara bruto nga sigurimet e pronës u rritën me 31% krahasuar me të njëjtën periudhë të një […]

Drafti: Rritet kufiri i pagës së pataksueshme në 40 mijë lekë, përgjysmohet nga 30-50 mijë lekë, pragu për shtresën e mesme bëhet 200 mijë lekë

Nga korriku i vitit 2022 pritet që të ndryshojë sërish tatimi mbi pagat, duke rritur si dyshemenë për kufirin e pataksueshëm të pagës minimale në 40 mijë lekë (nga 30 mijë lekë që është sot), po ashtu dhe kufirin mbi të cilin pagat taksohen me normën maksimale prej 23%, në 200 mijë lekë, nga […]

Çmimet e naftës shtrenjtohen për herë të gjashtë në pak muaj, arrijnë 184 lekë, afër rekordit historik

Çmimet e karburanteve kanë shënuar një tjetër rritje ditët e fundit, për herë të gjashtë radhazi në vetëm pak muaj.   Në pikat e tregtimit të“Kastrati”, më i madhi në vend për shumicën dhe pakicën, nafta tregtohet me 184 lekë, ose 8 lekë më shumë se më parë. Benzina është shtrenjtuar në 186 lekë, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara