Friday 19 July 2024
Friday 19 July 2024

 

Ushtria gjermane po organizon rikthimin në Gjermani të sasive të alkoolit të pakonsumuara në Afganistan.

 

Ushtria gjermane, Bundeswehr, po organizon rikthimin në Gjermani të 65,000 kanaçeve me birrë nga Afganistani. Sipas një raporti të revistës gjermane “Der Spiegel” bëhet fjalë për rreth 20,000 litra birrë, si edhe 340 shishe verë dhe verë me gaz.

 

Për arsye sigurie nga rreziku i sulmeve të armatosura komandanti i trupave gjermane, Ansgar Meyer, ua ndaloi ushtarëve gjermanë pirjen e alkoolit gjatë fazës së fundit të tërheqjes nga Afganistani. Po ashtu ushtrisë gjermane nuk iu lejua t’ua shiste alkoolin trupave lokale për arsye ligjore dhe fetare.

 

Bundeswehri gjerman si dhe të gjitha forcat e tjera të armatosura të vendeve të NATO-s pritet të largohen nga Afganistani deri më 11 shtator të këtij viti.

 

Gjermania kishte në Afganistan kontigjentin e dytë më të madh ushtarak pas SHBA-së. Misioni në Afganistan ishte operacioni më i kushtueshëm dhe më i madh në historinë e Bundeswehr-it. DW

 

Më shumë

Duke shpresuar se Omicron nuk do të shkatërrojë Krishtlindjet, Betlehemi ndez dritat e pemës

BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]

Zgjerimi i ndikimit turk rrit tensionet me Iranin

Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit.   Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]

Energjia atomike energji e gjelbër?

Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca.     Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]

Izraeli mohon akuzat për spiunazh në Turqi

Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett.   Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë.   Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara