Thursday 30 May 2024
Thursday 30 May 2024

 

Kompania farmaceutike amerikane Pfizer njoftoi të hënën se vaksina e saj eksperimentale kundër COVID-19-s ka dëshmuar një nivel efektiviteti me të lartë se 90 për qind. Ky zhvillim shihet si një fitore e madhe në luftën kundër një pandemie që ka shkaktuar vdekjen e më shumë se një milion njerëzve në mbarë botën, krahas dëmtimit të ekonomisë e shkatërrimit të jetës së përditshme.

 

Pfizer dhe partneri i saj gjerman BioNTech janë të parat që shpallin të dhëna të suksesshme nga provat klinike në shkallë të gjerë të një vaksine kundër koronavirusit. Kompanitë thanë se deri më tani nuk kanë ndeshur shqetësime serioze mbi sigurinë dhe presin që të kërkojnë autorizimin e autoriteteve amerikane për përdorimin emergjent të vaksinës, këtë muaj.

 

Nëse merret autorizimi, numri i dozave do të jetë fillimisht i kufizuar. Megjithatë ende nuk dihet se për sa kohë do të sigurojë mbrojtje vaksina. Sidoqoftë lajmi është shpresëdhënës se edhe vaksinat e tjera kundër COVID-19 për të cilat po punohet, mund të jenë gjithashtu efektive.

 

“Sot është një ditë e shkëlqyer për shkencën dhe njerëzimin”, tha Albert Bourla, shefi ekzekutiv i kompanisë Pfizer. “Ne mbërritëm në këtë moment të rëndësishëm në programin tonë të zhvillimit të vaksinave në një kohë kur bota ka më shumë nevojë për të, për shkak të nivele rekord të infeksioneve të reja, spitaleve që po tejkalojnë kapacitetet për shkak të numrit të pacientëve si dhe ekonomisë që po përpiqet të rihapet”.

 

Pfizer-i pritet të kërkojë autorizim nga autoritetet amerikane për përdorim emergjent të vaksinës për grupmoshat nga 16 deri 85 vjeç. Që të miratohet kërkesa, do të duhen dy muaj të dhëna të sigurta nga rreth gjysma e 44 mijë pjesëmarrësve në një studim, të dhëna që pritet të dalin në fund të këtij muaji.

 

Pfizer dhe BioNTech kanë lidhur një kontratë prej 1.95 miliardë dollarësh me qeverinë amerikane për shpërndarjen e 100 milionë dozave të vaksinës, duke nisur nga ky vit. Ato kanë arritur gjithashtu marrëveshje me Bashkimin Evropian, Mbretërinë e Bashkuar, Kanadanë dhe Japoninë.

 

Për të kursyer kohë, kompanitë kishin nisur me prodhimin e vaksinës përpara se të mësonin se ajo do të ishte efektive. Ato presin të prodhojnë këtë vit deri në 50 milionë doza, të mjaftueshme për të mbrojtur 25 milionë njerëz.

 

Kompania Pfizer tha se pret të prodhojë deri në 1.3 miliardë doza të vaksinës në vitin 2021. VOA

 

 

Më shumë

Kongresi Botëror i Kanabisit dhe e ardhmja e industrisë

Këtë vit shteti i Nju Jorkut legalizoi marijuanën për përdorim personal. Kjo industri pritet të rritet në mënyrë dramatike, duke sjellë fitime dhe vende pune.   Më shumë se 200 kompani që morën pjesë në Kongresin Botëtor të Kanabisit dhe Ekspozitën e Biznesit, po përpiqen të investojnë.   Brian Benjamin, zëvendës guvernator i […]

Spitalet po e përballojnë pandeminë me mungesa të shumta në mjekë e pajisje

Në Tiranë, Organizata Together for Life publikoi një raport mbi standardet minimale që u nevojiten spitaleve për të përballuar pacientët me COVID-19.   Nga monitorimi në 57 spitalet publike dhe private u zbulua një seri mungesash në stafe dhe në pajisje mjekësore gjatë pandemisë Covid.     Raporti theksoi se spitalet e Shqipërisë kanë […]

Në 2020-n, shqiptarët shpenzuan 72 milionë euro më shumë për shëndetin

Vitit 2020 ishte i jashtëzakonshëm, teksa pandemia ndikoi ndjeshëm shëndetin e popullatës dhe aktivitetin e ekonomisë.   Ndërsa vala e parë e virusit u arrit të frenohej si rrjedhojë e karantinës së fortë, në pjesën e dytë të vitit shumë familje dhe individë u gjendën përballë zgjidhjeve të vështira, ndërsa për shumë pasojat ishin […]

100 Vjet Kryqi i Kuq Shqiptar

Si sot, më 4 tetor 1921, u themelua Kryqi i Kuq Shqiptar. Është shoqata më e vjetër humanitare në Shqipëri. Ai është njohur zyrtarisht nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në vitin 1923. Që nga ky vit është anëtar i Federatës (në atë kohë Ligës) së Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara