Friday 19 July 2024
Friday 19 July 2024

 

SHBA është një nga vendet më të prekura nga kronavirusi, ndërsa numri i të infektuarve dhe viktimave është rritur ditët e fundit.

Për shkak të numri të lartë të viktimave, SHBA ka vendosur që të përdorë varre masive. Viktimat e koronavirusit po grumbullohen në varre masive në një prej ishujve të tij.

Autoritetet e Nju Jorkut u detyruan të procedojnë me varret masive, pasi numri i vdekjeve nga koronavirusi i ka tejkaluar 7,000.

Pamjet e varrit masiv që po ndërtohet nga autoritetet e Nju Jorkut janë marrë nga Associated Press. Pamjet tregojnë sesi grumbullohen arkivolet prej druri, njëri mbi tjetrin.

Varrezat në Nju Jork janë mbushur, kështu që disa nga  viktimat u vendosën të varroseshin atje në një zonë të veçantë.

Një zëdhënës i qytetit të Nju Jorkut tha se ishulli Hart do të vazhdojë të përdoret për varrosjen e njerëzve, pasi nevojat nuk mund të plotësohen në varrezat e qytetit të madh.

 

 

Më shumë

Duke shpresuar se Omicron nuk do të shkatërrojë Krishtlindjet, Betlehemi ndez dritat e pemës

BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]

Zgjerimi i ndikimit turk rrit tensionet me Iranin

Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit.   Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]

Energjia atomike energji e gjelbër?

Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca.     Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]

Izraeli mohon akuzat për spiunazh në Turqi

Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett.   Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë.   Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara