Friday 12 April 2024
Friday 12 April 2024

 

Projektligji për regjistrimin e popullsisë, familjeve dhe apartamenteve në Republikën e Maqedonisë së Veriut 2021, pas një procedure të shkurtuar, dje ishte në fokusin e partive. Deputetët filluan debatin për këtë projektligj dhe debati do të vazhdojë sot në mesditë, kur është caktuar vazhdimi i seancës së 29-të.

 

Ky projektligj u shpjegua nga zv. Ministri i Drejtësisë Agim Nuhiu, i cili tha se zgjidhja ligjore parashikon që regjistrimi të bëhet nga 1 deri më 22 prill të këtij viti, ndërsa ai do të përfshijë njerëz që punojnë jashtë vendit, transmeton telegrafi.

 

“Personat që punojnë jashtë vendit do të kryejnë regjistrimin vetë, me një aplikacion të veçantë, i cili do të instalohet në faqen e internetit të Entit Shtetëror të Statistikave, nga 1 mars deri më 21 prill 2021”, shpjegoi Nuhiu.

 

Ai theksoi se ligji parashikon 50 rajone të regjistrimit dhe secili prej tyre do të ketë një komision të posaçëm. Në të gjithë procesin, siç tha ai, do të respektohet përfaqësimi i drejtë në komisione, si dhe në përzgjedhjen e regjistruesve.

 

“Në kapitullin e katërt të ligjit, parashikohet që aktet e miratuara nga drejtori i Entit të Statistikave do të kenë efekt juridik nëse pranohen nga zëvendësi i tij. Kështu, nuk mund të ketë mashtrim mbi baza etnike”.

 

Më shumë

Zgjedhjet lokale: Bilall Kasami kryetar i Tetovës

Partia opozitare në Maqedoninë e Veriut, VMRO-DPMNE, shpalli të dielën mbrëma fitoren në shumicën e komunave në raundin e dytë të zgjedhjeve për pushtetin lokal.   Ndërsa nga partitë shqiptarë, Bashkimi Demokratik për Integrim tha se është fituese në këto zgjedhje, ndonëse humbi Tetovën që vlerësohet si komuna me e rëndësishme për shqiptarët […]

Maqedonia e Veriut shënon 30 vjetorin e pavarësisë

Me rastin e festimit të kësaj dite, në qendër të kryeqytetit do të parakalojnë punonjësit shëndetësorë, sportistët, zjarrfikësit, policia dhe ushtarët, minatorët, fermerët, vullnetarët e Kryqit të Kuq, si dhe ansamble kombëtare dhe shoqatat kulturore dhe artistike.   Festa qendrore do të jetë e hapur para Kuvendit duke filluar nga ora 17:30 dhe […]

Digjet spitali në Tetovë – viktima dhe të plagosur

Një zjarr përfshiu të mërkurën mbrëma spitalin në Tetovë ku ishin të shtrirë të sëmurë nga COVID-19 duke lënë pas vetes viktima të dhe të plagosur.   Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, tha se deri tash janë konfirmuar 10 viktima, por numri mund të rritet.   Në Tetovë ndodhet […]

20-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit

Nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit u bë i mundur pas luftës së armatosur të vitit 2001. Marrëveshja u realizua me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare.   Qeveria e Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me programin për ndërtimin e paqes dhe të drejtat e njeriut në Universitetin Columbia organizoi panelin ndërkombëtar “Përtej Ohrit”.   Në panelin ndërkombëtar […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara