Friday 12 April 2024
Friday 12 April 2024

Në një fis tribun në Amazonë ka regjistruar rastin e parë me koronavirus, pasi një djalë 15 vjeç është sëmurur rëndë dhe ka gjetur vdekjen. Adoleshenti i cili i përket komunitetit Yanomami të vendosur në kufirin mes Brazilit dhe Venezuelës, u dërgua në terapi intensive me simptoma të Covid-19, por nuk ia doli.

I prekuri është shtruar në General Hospital të Roraima, në Brazil, më 3 prill, me vështirësi në frymëmarrje, dhimbje kraharori, dhimbje fyti dhe temperaturë, deri kur këtë të mërkurë gjeti vdekjen. Fillimisht nga testi i parë doli negativ, por pas përkeqësimit të gjendjes së tij, testi i dytë e nxori pozitiv.

Fisi i Yanomami, është popullsia më e madhe indigjene në Brazil, e shtrirë në 200 fshatra prej 2.3 milion hektarë tokë.

Janë një komunitet i largët, por raportohet se djali u kthye në fshatin e tij në brigjet e lumit Mucajaí pasi mësimet e shkollës u pezulluan, për të frenuar valën e përhapjes së Covid-19 në Brazil.

Shtatë pjesëtarë fisit e kanë marrë tashmë koronavirusin dhe konkretisht në zonat amazonike të Para, Amazonas dhe Roraima. Infeksionet e tyre kanë shtuar frikën mes ekspertëve të Brazilit: se komunitetet autoktonë të vendit po përballen me një krizë të paprecedentë. Pleqtë e komunitetit janë më të prekurit nga efektet e virusit dhe vdekja e tyre do të privonte fiset nga mençuria e tyre dhe do të krijonin një mangësi në hierarki, e cila është shumë e rëndësishme për vendasit, dhe kjo mund të shkaktojë kaos në strukturat e tyre shoqërore.

Për tu përballur me epideminë, anëtarë të disa komuniteteve janë ndarë në grupe të vogla me pajisje gjuetie për tu izoluar.

Doktoresha Sofia Mendoncca, studiuese në Universitetin Federal të Sao Paulo, tha për BBC News se “Ekziston një rrezik i jashtëzakonshëm që virusi të përhapet nëpër bashkësi vendase dhe t’i shuajë ato përgjithmonë. Të gjithë sëmuren dhe nëse humbin të moshuarit, mençuria dhe organizimi i tyre shoqëror shkon ikën bashkë me ta duke shkaktuar kaos”.

Antônio Carlos Bigonha, përfaqësues i ministrisë së Shëndetësisë thotë se po planifikohet ndërtimi i strukturave spitalore në terren, për të mbajtur fshatin të izoluar në mënyrë që virusi të mos përhapet.

Tashmë prindërit e djalit të vdekur, po kërkojnë kthimin e trupit në fshat.

 

11 prill 2020

 

 

 

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara