Monday 20 May 2024
Monday 20 May 2024

 

Shembullin e SHBA, Brazilit, Australisë dhe vendeve të tjerë që kanë tashmë deklaruar transferimin e ambasadave të tyre nga Tel-Avivi në Jerusalem, po e ndjek edhe Hondurasi, por edhe Serbia dhe madje edhe Kosova, e cila sapo ka marrë lajmin e njohjes si shtet i pavarur nga Izraeli.

Me ardhjen në fuqi të Presidentit Juan Orlando Hernández, Hondurasi, vendi latinoamerikan, po orientohet me përparësi drejt vendeve që gjenerojnë teknologji, midis të cilëve, Izraeli. Politika e këtij vendi, në mënyrë të ngjashme edhe me idenë e presidentit të Brazilit, Bolsonaro, se  “ I takon Izraelit të vendosë cili është kryeqyteti i tij dhe jo vendeve të tjerë”, ndjek parimin e vendosjes së zyrës së marrëdhënieve tregëtare dhe ekonomike në Jeruzalem.

Për çudinë e të gjithëve, sidomos të europianëve, Serbia gjithashtu deklaroi se do të spostojë brenda vitit të ardhshëm ambasadën e saj nga Tel Avivi në Jerusalem, deklaratë për të cilën Presidenti Vuçiç mori edhe falenderime të përzemërta nga kryeministri i Izraelit Benjamin Netanayahu.

Kosova po ashtu, menjëherë pas deklarimit se Izraeli e pranoi njohjen e saj si shtet i pavarur, u angazhua që ambasadën e saj ta vendosë drejtpërdrejt në Jeruzalem dhe, përpos kësaj, të njohë si organizatë terroriste Hamasin palestinez që qeveris në Rripin e Gazës. Një hap të tillë e bën edhe vetë Serbia.

Situata e Covid-19 ka ngadalësuar proçesin e spostimit  të ambasadave të shumë vendeve nga Tel-Avivi në Jeruzalem, por qëllime të tillë tashmë janë shprehur nga një sërë vendesh, edhe brenda BE-së.

Më shumë

Duke shpresuar se Omicron nuk do të shkatërrojë Krishtlindjet, Betlehemi ndez dritat e pemës

BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]

Zgjerimi i ndikimit turk rrit tensionet me Iranin

Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit.   Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]

Energjia atomike energji e gjelbër?

Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca.     Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]

Izraeli mohon akuzat për spiunazh në Turqi

Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett.   Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë.   Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara