Thursday 20 June 2024
Thursday 20 June 2024

 

Sudani bëhet vendi i katërt arab, pas Egjiptit, Jordanisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe që bën paqe me Izraelin dhe lidh marrëdhëniet diplomatike me këtë vend. Lajmi është bërë i ditur njëkohësisht nga kancelaritë e të dy shteteve. Një funksionar i Ministrisë së Jashtme të Sudanit i deklaroi shtypit se qeveria e tij “mezi po pret çastin për të përfunduar një marrëveshje paqeje me Izraelin”, ndërsa, nga ana e tij, kryeministri izraelian Benjamin Netanyahu deklaroi se duhet “bërë  githçka është e nevojshme” për të përfunduar këtë marrëveshje.

Sudani nuk ka të njejtën peshë specifike në rajon si Emiratet, por historia e qëndrimeve të tij antiizraeliane është shumë më e ngarkuar. Mjafton të kujtojmë se Sudan është vendi ku u afirmuan tre “Jo-të” e famshme kundër Izraelit më 1967-tën: “Jo paqes me Izraelin – Jo njohjes së Izraelit – Jo negociatave me Izraelin”. Po ashtu, më 1993, SHBA e kanë përcaktuar Sudanin si një shtet që sponsorizon një sërë grupesh terroriste antiizraeliane, midis të cilëve, Hamasin dhe Hezbullahun. Por duket se e gjithë kjo tashmë po i përket vetëm së kaluarës. Me kohë, armiqësia midis të dy vendeve është zbutur dhe tashmë Sudani kërkon që të normalizohen marrëdhëniet, mbi bazën, sipas zëdhënësit të Ministrisë sudaneze të Jashtme “ e barazisë dhe të interesave të Sudanit”.

“Nuk ka më asnjë arësye që të vazhdojmë armiqësinë me Izraelin” deklaroi zëdhënësi sudanez Haidar Badawi.

Është në interes të Sudanit të ndërmarrë hapa të tillë të guximshëm. Nga njëra anë, Izraeli është një realitet shtetëror i konsoliduar në Lindjen e Mesme, ekzistenca e të cilit nuk mund të vihet më në pikpyetje nga asnjë nga vendet arabe veçmas dhe as nga e gjithë bota arabe e marrë sëbashku. Kjo është e qartë për të gjithë. Vendet më armiqësorë ndaj Izraelit, siç ka qënë edhe Sudani, janë sanksionuar nga SHBA dhe vuajnë sot e kësaj dite pasojat e këtyre sanksioneve, për subvenzionim të terrorizmit me matricë islamike. Kjo ka provokuar moszhvillim dhe presion social në këto vende, si dhe kriza ekonmke dhe politike të vazhdueshme. Ndërsa vendet e moderuar, pavarësisht se nuk kanë proceduar drejt njohjes dhe vendosjes së marrëdhënieve formale diplomatike, nuk kanë vuajtur nga sanksione të tillë. Përpos kësaj, Izraeli është tashmë një fuqi teknologjike dhe mund të ndihmojë këta vende si në zhvillimin e sektorëve të ekonomisë, si agrikultura dhe industria e përpunimit, ashtu edhe në sferën e sigurisë dhe të mbrojtjes.

Burimet thonë se pas Sudanit është Bahreini vendi që po akordon me Izraelin dhe brenda një kohe të shkurtër do të normalizojë marrëdhëniet me të. E më pas është Arabia Saudite.

Një sërë vendesh me shumicë arabe të kontinentit afrikan, si Guinea, Çadi dhe të tjerë kanë hyrë tashmë në rrugën e normalizimit të plotë të marrëdhënieve me Izraelin.

Këto njohje janë një zhvillim pozitiv jo vetëm për Izralein dhe këto vende, por do të shtyjnë medoemos edhe Autoritetin Palestinez të dakordosohet me një traktat paqeje me Izraelin, kusht i domosdoshëm për të hedhur bazat e një shteti të ardhshëm  palestinez .  Ndryshe, në këto kushte dhe nivele në të cilët ndodhen, ky realitet duket se po largohet gjithnjë e më shumë për ta.

 

Më shumë

Duke shpresuar se Omicron nuk do të shkatërrojë Krishtlindjet, Betlehemi ndez dritat e pemës

BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]

Zgjerimi i ndikimit turk rrit tensionet me Iranin

Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit.   Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]

Energjia atomike energji e gjelbër?

Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca.     Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]

Izraeli mohon akuzat për spiunazh në Turqi

Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett.   Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë.   Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara