Monday 4 March 2024
Monday 4 March 2024

 

 

Papa Françesku nisi sot vizitën tre ditore në Irak, e para vizitë jashtë vendit prej fillimit të pandemisë.

 

Kjo është po ashtu vizita e parë e një Pape në Irak, një udhëtim i rrezikshëm ky që është shmangur nga paraardhësit e tij.

 

Gjatë këtyre ditëve Ati i Shenjtë pritet të vizitojë Bagdadin, Jugun e Irakut, Mosulin, ish-qendrën e Shtetit Islamik.

 

Kreu i Vatikanit përmes këtij udhëtimi tregon solidaritet me komunitetin e krishterë të shkatërruar nga luftërat dhe represioni i ISIS.

 

 

“Unë vij si një pelegrin, si një pelegrin i penduar për t’iu lutur faljes dhe pajtimit nga Zoti pas viteve të luftës dhe terrorizmit”, tha Papa Françesku në një mesazh, dërguar qytetarëve të Irakut.

 

Me mijëra forca të sigurisë janë shpërndarë në Irak për të siguruar që vizita e Atit të Shenjtë të zhvillohet e qetë.

 

 

 

Më shumë

​Papa me shtet që nga viti 1929

Qyteti i Vatikanit më 7 qershor të vitit 1929, bëhet shtet sovran. Territori i tij përbëhet nga një enklavë brenda qytetit të Romës.   Vatikani ka një sipërfaqe prej rreth 44 hektarësh, dhe një popullsi prej rreth 840 banorësh.   Kjo e bën Vatikanin shtetin më të vogël (për nga territori dhe popullsia) i […]

Kryegjyshi Botëror Baba Mondi, pret ambasadorin Gendler: Izraeli mund ta ndihmojë Shqipërinë me vaksina kundër Covid!

Kryegjyshi Botëror Dede Edmond Brahimaj, Kryetar i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, priti në selinë e shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, ambasadorin e Izraelit në Shqipëri Noah Gal Gendler.   Pasi e falenderoi për vizitën e tij të parë në Selinë Botërore të Bektashizmit, Kryegjyshi Botëror foli për miqësinë e vecantë që populli shqiptar […]

Berlin: Tri fe, një shtëpi e përbashkët – Fillimi i punimeve po afron

“The House of One” e hebrenjve, të krishterëve dhe myslimanëve në Berlin do të konkretizohet në fillim të vitit 2021 pas shumë përgatitjeve. Sfida për përfaqësuesit janë sulmet e fundit të përgjakshme të myslimanëve. Ekskavatorët do të nisin së shpejti punën. Prej më shumë se dhjetë vitesh në Berlin planifikohet, diskutohet dhe reklamohet ideja […]

Papa Françesku: Akte terrori, për të komprometuar vëllazërimin ndërmjet feve!

Papa Françesku, në përfundim të audiencës së sotme të përgjithshme, u shpreh afërsinë viktimave të atentatit të Nicës e të Vjenës dhe kërkon të marrin fund dhuna dhe urrejtja!   “Këto ditë lutjesh për të vdekurit, i kujtuam e do të vijojmë t’i kujtojmë akoma viktimat e pafajshme të terrorizmit, mizoria e të cilit […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara