Friday 21 June 2024
Friday 21 June 2024

 

Forcat kryesore politike vazhduan edhe sot polemikat mbi reformën zgjedhore.

Ato zhvilluan sot një tjetër tryezë të Këshillit Politik, në përfundim të të cilës, renditën përsëri një seri mospajtimesh mbi çështje të procesit zgjedhor.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, u bëri thirrje palëve për mirëkuptim, në mënyrë që të mbahen zgjedhje të rregullta, si një nga kërkesat e Bashkimit Europian.

Partitë politike u mbërthyen përsëri sot në replika dhe mospajtime mbi reformën zgjedhore, gjatë një tryeze të Këshillit Politik.

Ndërsa Presidenti i Republikës, Ilir Meta, u bëri thirrje për mirëkuptim gjatë organizimit të zgjedhjeve parlamnetare, që tashmë janë dekretuar për në 25 prill.

Presidenti Meta tha se kërkesa e vetme e tij dhe e qytetarëve shqiptarë është të mbahen zgjedhje të lira e të ndershme, që të kthehet legjitimiteti i institucioneve, gjë që e kanë kërkuar SHBA dhe BE, të cilët ndërmjetësuan marrëveshjen e 5 qershorit.

“Ftoj gjithë aktorët politikë t’i qëndrojnë marrëveshjes së arritur me aq vështirësi e mund më 5 qershor, të mos devijojnë asnjë milimetër nga ajo marrëveshje. Të mos përdorin shkakun gjoja të listave të hapura për të prishur këtë marrëveshje. Përshëndes opozitën, e cila ka qenë e gatshme për hapjen e listave 100 për qind. Mendoj se është në dinjitetin e forcave politike që ta bëjnë këtë gjë” – tha zoti Meta.

Zoti Meta foli për rrezikun e shkeljeve të njëanshme të marrëveshjeve dhe ligjeve, të cilat sipas tij, do të konsiderohen si përpjekje për grusht shteti.

Në një kohë me konferencën e presidentit me shtypin, në krahun tjetër të shëtitores Dëshmorët e Kombit partitë politike dolën me mospajtime të reja nga tryeza e radhës e Këshillit Politik.

Në tryezën e sotme Partia Socialiste erdhi me një projekt të sajin mbi listat dhe koalicionet zgjedhore.

“Sot ne sollëm një produkt konkret. Ai mund të mos jetë perfekt, është një draft që kërkon inputin e të gjitha palëve. Në atë draft parashikohet koalicioni zgjedhor dhe nuk është fare e vërtetë se nuk u parashikoka koalicioni pasi publiku është njohur me këtë fakt. Parashikohet vota parapëlqyese për çdo kandidat dhe natyrisht mekanizmat që mundësojnë realisht ndarjen e mandateve mbi bazën e peshës elektorale që kanë kandidatët. Zgjedhësi voton edhe për partinë politike, edhe për individët e veçantë” – tha zoti Gjiknuri.

Por projekti i socialistëve u pa me mosbesim nga opozita, e cila është shprehur për lista të hapura 100 për qind në zgjedhje.

Partia Demokratike kërkoi që Partia Socialiste të japë dakordësinë për të kërkuar nga OSBE/ODIHR asistencë dhe opinion në lidhje me përputhshmërinë me standardet të propozimit që erdhi nga socialistët.

“Ajo që po kërkojmë ne është pikërisht gjetja e një zgjidhje të pranueshme konsensuale. Partia Socialiste insiston që të ndryshojë atë që është konsensualisht e dakordësuar për 17 vjet deri me datë 21 korrik 2020. Për këtë ka mosdakordësi dhe ne kërkojmë zyrtarisht nga Partia Socialiste që nëpërmjet Këshillit ti drejtohemi OSBE-ODIHR. Kërkesa është zyrtare, presim sot përgjigje zyrtare me shkrim nga përfaqësuesi i maxhorancës” – tha zoti Bylykbashi.

Partitë kryesore politike arritën një marrëveshje më 5 qershor dhe pikat e saj u përfshinë në Kodin Zgjedhor në korrik, por njëkohësisht me to u bënë edhe edhe ndryshime kushtetuese që kanë të bëjnë me sistemin dhe listat zgjedhore.

Vëzhgues të pavarur mendojnë që edhe pse bisedimet nisën mes palëve në janar mbi reformën zgjedhore, ato ende nuk janë përmbyllur deri tani në shtator, madje mund të humbet edhe shumë kohë tjetër, ndonëse zgjedhjet u dekretuan 8 muaj përpara, dhe vonesat mund të vënë në vështirësi administratën e re zgjedhore.

Më shumë

“Non-grata”, Berisha shkon me ‘Foltoren’ në SHBA

Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook. Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA.   Takimi do të zhvillohet me video-konferencë njësoj sikur të […]

Dekriminalizim e dorëheqje, si mbetën 6 bashki pa kryetar

Vënia nën akuzë nga SPAK i kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj, dhe mënyra se si do t’i rrjedhë përballja me drejtësinë për akuzën e “falsifikimit”, nuk e përjashton mundësinë e ndërprerjes së mandatit të tij.   Por nga ana tjetër, në vend janë gjashtë bashki të cilat nuk e kanë një kryetar të […]

Shtyhet ngritja e komisionit të reformës zgjedhore

Miratimi i komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore është tërhequr nga seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë.   Vendimi ka ardhur pas kërkesës së kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj.   Kjo për faktin se palët ende nuk janë dakordësuar për objektin e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore. […]

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë. Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka prezantuar në Kuvend projektligjin që do të votohet ditën e sotme mbi konventën e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Izraelit.   Sipas saj kjo konventë do të bëjë që çdo shtetas apo biznes që zhvillon […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara