Friday 12 April 2024
Friday 12 April 2024

 

Italianët votojnë të dielën dhe të hënën nëse do të ulin numrin e anëtarëve të parlamentit të vendit.

 

Sipas të dhënave nga Ministria e Brendshme, në orën 11:00 të së Dielës pjesëmarrja në zgjedhjet rajonale ishte mbi 41%. Me 39,38% shifra e pjesëmarrjes për referendumin kushtetues mbi shkurtimin e parlamentarëve. Nga raportimet e deritanishme, për komunat pjesëmarrja është rreth 50%.

 

Sot qendrat e votimit do të jenë të hapura nga ora 07:00 deri në 15:00.

 

Zgjedhësit do të vendosin nëse do të ulin numrin e anëtarëve të Dhomës së Deputetëve nga 630 në 400 dhe numrin e senatorëve nga 315 në 200.

 

“Unë votova pro. Sipas mendimit tim sot shumica do të votojë po, sepse ne jemi lodhur së ushqyeri këta mjeshtra. Është më mirë nëse ata qëndrojnë në shtëpi”, tha Gianni Giampietro nga Roma.

 

I planifikuar fillimisht për në 29 mars, referendumi u shty për shkak të përhapjes së pandemisë dhe bllokimit pasues.

 

“Unë votova kundër, sepse besoj se ky referendum është një sulm i fortë kundër demokracisë. Unë dua të përfaqësohem më shumë, jo më pak, kjo është arsyeja që votova: jo. Në të kundërt, do t’u jepet më shumë pushtet sekretarive të partive dhe më pak pushtet për përfaqësuesit e njerëzve”, tha Marco nga Roma.

 

Disa votues besojnë se referendumi nuk është i organizuar në një mënyrë kuptimplotë. Barbara nga Roma tha, “Unë votova ‘jo’, sepse për mendimin tim kjo nuk është një reformë e mirë-strukturuar. Edhe nëse do të doja të shihja një zvogëlim të numrit të parlamentarëve, kjo nuk është mënyra për ta bërë këtë, për mendimin im.”

 

Vënia e maskave dhe mbajtja e distancës fizike është e detyrueshme në qendrat e votimit. Rezultatet pritet të dalin të martën. Zgjedhjet lokale po zhvillohen gjithashtu në rajone të ndryshme në të gjithë vendin.

Më shumë

Merkeli më e preferuar se Macroni për të drejtuar Evropën

Mijëra qytetarë të BE e vlerësojnë Gjermaninë si përfaqësuese të besueshme të interesave të tyre. Evropianët, madje edhe francezët do ta preferonin Merkelin si lidere përpara presidentit Macron, shkruan Auron Dodi. Kandidatët për kancelarë në zgjedhjet parlamentare këtë vit në Gjermani mund të ëndërrojnë për kuotat e mbështetjes të kancelares Merkel. Në fund të […]

Konfuzion në lidhje me hyrjen e personave të vaksinuar në BE

Rregullat e hyrjes në BE për njerëzit e vaksinuar janë të pakuptueshme, sepse çdo shtet anëtar bën të vetën. Nevojë për sqarim ka edhe për Ballkanin.   Çertifikata e vaksinimit e BE që hyri në fuqi zyrtarisht në 1 korrik është një dokument, i cili supozohet se lehtëson udhëtimet brenda BE. Por atë mund […]

Francezët ndëshkojnë Macron, partia e presidentit pikiatë në zgjedhjet rajonale!

Francezët mbështeten konservatorët në raundin e parë të zgjedhjeve rajonale duke i nxjerrë ata fitues me votën e tyre, e duke renditur në vend të pestë partinë e presidentit Emmanuel Macron.   Konservatorët e shohin kështu shumë më real shansin për ta përmbysur Macronin vitin që vjen. Partia e ish presidentit, Sarkozy, Les Republicans […]

Cila do të jetë politika e jashtme gjermane nën një kancelar Armin Laschet?

Konservatori Laschet dëshiron ta zhvillojë Evropën me një bërthamë shtetesh vullnetare, të orientuara te Gjermania dhe Franca. Ai ka për ushtrinë, Kinën e Rusinë pikëpamje të ndryshme nga Të Gjelbrit, shkruan Auron Dodi. Fjalimi programatik i Armin Lashetit, kryetarit të partisë së kancelares Merkel, CDU dhe kandidatit për kancelar të CDU/CSU-së i drejtohej si […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara