Saturday 2 March 2024
Saturday 2 March 2024

 

Katër qytetarë u vranë dhe 22 të tjerë mbetën të plagosur gjatë sulmit të së hënës në Vjenë të cilin autoritetet austriake e cilësuan si sulm terrorist.

 

Policia qëlloi dhe vrau edhe sulmuesin, të cilin ministria e Brendshme e identifikoi si Kujtim Fejzullahi, 20 vjeçar, me shtetësi të Austrisë dhe të Maqedonisë së Veriut.

 

I armatosur me një pushkë automatike dhe me një jelek shpërthyes të rremë, ai qëlloi mbi njerëzit në një zonë të ngarkuar pak orë para hyrjes në fuqi të masave të ndalimit të lëvizjes për shkak të pandemisë së koronavirusit.

 

“Katër civilë të pambrojtur u vranë me gjakftohtësi nga afërsia. Një zotëri i moshuar, një zonjë e moshuar, një kalimtar i ri dhe një kameriere u shkëputën papritur nga jeta e tyre. Një oficer i cili me guxim i doli në rrugë sulmuesit u plagos rëndë. Një total prej 14 personash të tjerë u plagosën, disa prej tyre rëndë, dhe disa ende po luftojnë për jetën e tyre”, tha kryeministri austriak Sebastian Kurtz.

 

Ministri i Brendshëm, Karl Nehammer tha se 14 persona janë arrestuar në lidhje me sulmin në Vjenë dhe se janë kryer 18 bastisje. Ai tha se aktualisht nuk ka shenja që të ketë pasur edhe një sulmues të dytë të përfshirë në vrasjet e së hënës.

 

“I dyshuari ishte dënuar më parë pas përpjekjeve për t;ju bashkuar organizatës terroriste Shteti Islamik. Ai ishte dënuar me 22 muaj heqje lirie por më pas është lënë i lirë”, tha ministri Nehammer

 

Në mesin e të vrarëve është Nexhip Vrenezi, 21 vjeçar, shqiptar me origjinë nga Veleshta e Strugës në Maqedoninë e Veriut

 

Sulmi u dënua në shkallë të gjerë. Qeveria austriake shpalli tre ditë zie kombëtare. Kancelari Kurz tërhoqi vëmendjen kundër ndasive në shoqërinë austriake.

 

“Duhet të jemi të ndërgjegjshëm se ky nuk është një konflikt midis të krishterëve dhe myslimanëve ose midis austriakëve dhe emigrantëve,” u tha asi gazetarëve të të martën. “Kjo është luftë ndërmjet qytetërimit dhe barbarisë”, tha ai.

 

Presidenti francez, Emmanuel Macron, shkroi në Twitter se francezët “ndajnë tronditjen dhe pikëllimin e popullit austriak të vënë në shënjestër të një sulmi”.

 

“Pas Francës, ky është një vend mik që është sulmuar. Kjo është Evropa jonë. Ne nuk do të dorëzohemi,” shkroi ai.

 

Franca ka përjetuar tre sulme për të cilat mbahen përgjegjës ekstremistë islamik në javët e fundit: një nga një refugjat pakistanez që plagosi dy persona para zyrave të dikurshme të gazetës satirike Charlie Hebdo; prerja e kokës së një mësuesi që u kishte treguar studentëve karikaturat e Profetit Muhamed; dhe një sulm vdekjeprurës me thikë të enjten në një kishë në qytetin mesdhetar të Nicës. Franca ka ngritur masat e sigurisë në nivelin maksimal.

 

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, tha se sulmi në Vjenë e bëri të qartë se “duhet të luftojmë urrejtjen së bashku. Ajo nuk do të arrij të ndajë shoqëritë tona”, tha ministri Maas.

 

Ai i bëri këto komente në një konferencë me gazetarë bashkë me ministren e Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj – Stublla, e cila dënoi sulmin ndërsa nënvizoi se “tre prej efektivëve të policisë që iu përgjigjën sulmeve të mbrëmshme ishin shqiptarë, shtetas të Kosovës, të cilët jetojnë të mirë integruar në Vjenë dhe punojnë e luftojnë krahas qytetarëve austriakë për të mbrojtur vlerat dhe qëllimet që ne ndajmë me popullin austriak. Le të reflektojmë mbi këtë dëshmi të mirë integrimit të qytetarëve tanë dhe faktit se Kosova qëndron përkrah aleatëve tanë në luftën kundër ISIS dhe terrorizmit”, tha ajo, raporton voa.

 

Udhëheqës institucionesh e partish politike në Kosovë dënuan sulmin i cili nga Bashkësia Islame e Kosovës u cilësua si “atak mbi vlerat njerëzore, humane e hyjnore. Vepër e dënueshme dhe e papranueshme që për qëllim ka frikën, shantazhin e kaosin, si dhe sfidimin e rendit dhe ligjit. Nuk duhet bërë asnjë kompromis me terrorin, sepse terroristët nuk përfaqësojnë asnjë vlerë e asnjë besim përveç krimit e terrorit. Terrori nuk ka fe, por ka ideologji që ne nuk duhet pranuar e heshtur para tij”, thuhet mes tjerash në reagimin e kësaj bashkësie.

Më shumë

Merkeli më e preferuar se Macroni për të drejtuar Evropën

Mijëra qytetarë të BE e vlerësojnë Gjermaninë si përfaqësuese të besueshme të interesave të tyre. Evropianët, madje edhe francezët do ta preferonin Merkelin si lidere përpara presidentit Macron, shkruan Auron Dodi. Kandidatët për kancelarë në zgjedhjet parlamentare këtë vit në Gjermani mund të ëndërrojnë për kuotat e mbështetjes të kancelares Merkel. Në fund të […]

Konfuzion në lidhje me hyrjen e personave të vaksinuar në BE

Rregullat e hyrjes në BE për njerëzit e vaksinuar janë të pakuptueshme, sepse çdo shtet anëtar bën të vetën. Nevojë për sqarim ka edhe për Ballkanin.   Çertifikata e vaksinimit e BE që hyri në fuqi zyrtarisht në 1 korrik është një dokument, i cili supozohet se lehtëson udhëtimet brenda BE. Por atë mund […]

Francezët ndëshkojnë Macron, partia e presidentit pikiatë në zgjedhjet rajonale!

Francezët mbështeten konservatorët në raundin e parë të zgjedhjeve rajonale duke i nxjerrë ata fitues me votën e tyre, e duke renditur në vend të pestë partinë e presidentit Emmanuel Macron.   Konservatorët e shohin kështu shumë më real shansin për ta përmbysur Macronin vitin që vjen. Partia e ish presidentit, Sarkozy, Les Republicans […]

Cila do të jetë politika e jashtme gjermane nën një kancelar Armin Laschet?

Konservatori Laschet dëshiron ta zhvillojë Evropën me një bërthamë shtetesh vullnetare, të orientuara te Gjermania dhe Franca. Ai ka për ushtrinë, Kinën e Rusinë pikëpamje të ndryshme nga Të Gjelbrit, shkruan Auron Dodi. Fjalimi programatik i Armin Lashetit, kryetarit të partisë së kancelares Merkel, CDU dhe kandidatit për kancelar të CDU/CSU-së i drejtohej si […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara