Thursday 20 June 2024
Thursday 20 June 2024

 

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, dha dorëheqjen pas vrasjes në orët e natës, dy ditë më parë të 25 vjeçarit Klodian Rrashaj, nga një punonjës i policisë në ndjekje e sipër.

 

Njoftimin e bëri të ditur fillimisht kryeministri, përgjatë një mesazhi drejtuar qytetarëve, lidhur me ngjarjen, të cilën ai e cilësoi “një tragjedi për familjen dhe një lajm tronditës për të gjithë shoqërinë”.

 

Kryeministri bëri të ditur se “menjëherë pas marrjes së njoftimit për ngjarjen, ministri i brendshëm më ka informuar dhe vënë në dispozicion dorëheqjen e tij. Dhe jo vetëm për të larë gojën, po duke më shpjeguar pse tërheqja e tij nga posti i lartë, ishte rruga e duhur për të personalisht, për mua që i kam besuar atë detyrë dhe për qeverinë e shumicën tonë qeverisëse. Jemi takuar sot dhe jam shumë krenar për sensin e përgjegjshmërisë qytetare dhe kuotën morale me të cilën e mat veten e detyrën e tij Sandër Lleshaj. Ai s’ka asnjë lidhje me aktin e rëndë të efektivit të policisë. As direkt, as indirekt. Por është vrarë një djalë 25 vjecar dhe është hapur një varr në shpirtin e një familjeje shqiptare, e është krijuar një brengë në shpirtin e një populli të tërë. Tjetër të ndash dhimbjen me fjalë, tjetër ta adresosh brengën me një gjest njerëzor, qytetar, si shqiptar i mirë, duke përcjellë për të gjithë një mesazh ndjese që vlen sa një milionë fjalë”, deklaroi kryeministri.

 

Menjëherë më pas, përmes një statusi në Facebook, ministri Lleshaj saktësoi se dorëheqja e tij ishte “e parevokueshme”.

 

 

“Tani është momenti për të mbyllur një kapitull angazhimi në krye të Ministrisë së Brendshme, me brengë në shpirt për humbjen e padrejtë të jetës së një djali të ri, i qetë për trajtimin e drejtë të ngjarjes dhe krenar për vendosjen e një standardi diametralisht të kundërt me atë të autorëve të 21 janarit 2011. Nëse në fillim e pranova këtë post për të mos treguar dobësi, sot, në rrethanat e krijuara, dobësi do të ishte ngulmimi për të qëndruar. Vendimi im vjen si njeri e si prind që ndan modestisht dhimbjen me prindërit e fëmijët e familjes së Klodian Rashës, por edhe si shprehje mirënjohjeje e respekti për ata që më besuan, mbështetën, inkurajuan e që janë fatmirësisht shumica qytetare e Shqipërisë”, shkruajti zoti Lleshaj.

 

Tirana u përfshi sërish nga protesta të dhunshme në mbrëmje nga protestues, që shprehin zemërimin e tyre për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha nga një patrullë policie të hënën pas mesnate.

 

Ata u mblodhën për të dytën mbrëmje para kryeministrisë dhe ministrisë së punëve të brendshme.

 

Protestuesit goditën me sende të forta policët dhe ministrinë e punëve të brendshme e më pas u shkuan para kryeministrisë.

 

Kordona policie i mbrojtën dy institucionet dhe përdorën ndaj protestuesve makina me ujë dhe gaz lotsjellës.

 

Pas ndërhyrjes së policisë, protestuesit u shpërndanë në grupe më të vogla, duke goditur institucione të tjera pranë shëtitores “Dëshmorët e Kombit”, duke përfshirë edhe ministrinë e financave.

 

Forcat e rendit po i ndjekin grupet e protestuesve përgjatë shëtitores, të ndihmuar edhe nga dy automjete me ujë presioni.

 

Në sheshin “Skënderbej” po ashtu policia po largon protestuesit e mbledhur në afërsi të Bankës së Shqipërisë, ku gjendet edhe selia e Partisë Socialiste.

 

Grupe më të vogla protestuesish janë zhvendosur në lulishten në krah të presidencës. Aty është hedhur gaz lotsjellës ndaj protestuesve.

 

Protesta të ngjashme janë mbajtur mbrëmë dhe sot dhe në disa qytete të tjera të vendit, ndërkohë që policia ka nisur procedim ndaj organizatorëve të tyre.

 

 

 

 

 

 

 

 

Më shumë

Kuvendi i Berishës, shkarkon Bashën

Partia Demokratike ndodhet në një krizë të thellë ekzistenciale. Shenjat e krizës janë të dukshme. PD është sot e përçarë keqazi.   Demokratët janë rrjeshtuar në dy grupime kundërshtare: njëri me mbështetës të Sali Berishës, ish-liderit historik të PD, të shpallur “Person non grata” nga qeveria amerikane për “vepra korrupsioni që minojnë demokracinë në […]

“Non-grata”, Berisha shkon me ‘Foltoren’ në SHBA

Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook. Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA.   Takimi do të zhvillohet me video-konferencë njësoj sikur të […]

Shqipëri – Kosovë, pa ndalesa në kufi!

Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, Kosovës dhe Shqipërisë që po mbahet sot në Elbasan, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi shpjegoi tre marrëveshjet e arritura. Tre marrëveshjet synojnë lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve në të dy anët e kufirit. “Dua ta filloj nga kjo e fundit që ka të bëjë me lejet e […]

Berisha për Zërin e Amerikës: Unë do marr PD-në, nuk bëj parti tjetër

Ish kryeministri dhe drejtuesi i Partisë Demokratike, Sali Berisha përjashton në mënyrë kategorike, krijimin e një force të re politike. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai shprehet i bindur se kuvendi i thirrur prej tij dhe mbështetësve të tij më 11 dhjetor do të shënojë një rithemelim të kësaj partie të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara