Thursday 30 May 2024
Thursday 30 May 2024

 

Mbrëmjen e djeshme, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka bërë bujë në rrjet me anë  të një postimi në Instagram që tregon hartën e Kosovës të mbuluar nga flamuri serb.

 

Fotoja është shoqëruar me nënshkrimin, “Serbia sot nuk është e dobët, nuk kërcënon, por dhe nuk harron, dhe nuk do të lejojë që 17 marsi të ndodhë përsëri”.

 

Reagimet kanë qenë të shumta dhe tashmë ka nisur një fushatë për heqjen sa më parë të kësaj fotoje nga rrjetet sociale.

 

Ndërkohë, ka reaguar dhe ambasada amerikane në Prishtinë duke sjellë në vëmendje edhe një herë se njohja e dy shteteve është e pashmangshme.

 

Nëpërmjet një postimi në Twitter, ambasada amerikane thekson se dialogu për njohjen e ndërsjellë nga të dyja shtetet duhet të jetë fokusi kryesor i secilit në këtë moment, pasi zgjidhje të mesme nuk ka.  Ndërkohë, në postim theksohet se gjendja aktuale mes dy shteteve është ‘e paqëndrueshme…’

 

 

 

 

Më shumë

Lira në rënie drastike, të huajt dynden për të blerë banesa në Turqi

Shitjet e banesave në Turqi për të huajt u rritën me 48.4% në një nivel rekord në nëntor, sipas shifrave zyrtare të publikuara sot, pasi një rënie e lirës turke bëri që blerjet të jenë dukshëm më të lira për ata që blejnë me valutë “të fortë”.   Tregu i pasurive të paluajtshme […]

BIRN hap ekspozitën në nder të gazetarëve të vrarë në luftërat në Ballkan

  Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative do të hapë një ekspozitë dhe do të botojë një libër që përkujton gazetarët dhe punonjësit e medias që u vranë gjatë dhe menjëherë pas shpërbërjes së përgjakshme të Jugosllavisë.     Një ekspozitë e BIRN, e titulluar “Last Despatches”, do të hapet në Sarajevë më 14 dhjetor […]

Maqedoni e Veriut: Alternativa bëhet pjesë e koalicionit qeveritar

Partia opozitare Alternativa është bërë pjesë e koalicionit qeveritar në RMV. Kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i Alternativës Afrim Gashi kanë nënshkruar marveshjen 9 pikëshe për hyrjen e Alternativës në Qeveri.     Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev tha se kjo marrëveshje paraqet një qëndrueshmëri politike për të hapur negociatat me BE-në, […]

Kosovë-Serbi: Normalizim i marrëdhënieve apo bllokim?

Kosova dhe Serbia në javën e fundit ashpërsuan retorikën politike me akuza dhe kundërakuza dhe ndaluan vizitat e ndërsjella të zyrtarëve qeveritarë, duke bërë kështu që të reagojë edhe Bashkimi Evropian. Autoritetet e Prishtinës i ndaluan hyrjen në Kosovë kreut të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, njëherësh edhe drejtues i […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara