Saturday 2 March 2024
Saturday 2 March 2024

 

TIA  ka dhënë njoftimin zyrtar për rinisjen e fluturimeve në Aeroportin “ Nënë Tereza”.

 

Postimi i plotë:

 

“Nesër në mëngjez rinisin fluturimet!

 

Tirana International Airport njofton se fluturimet e programuara rinisin nesër në mëngjez, ndërkohë që sot do të kryhen operimet për fluturimet humanitare, mjekësore dhe diplomatike. Sipas njoftimeve zyrtare të shtetit shqiptar, fluturimet e programuara rifillojnë nesër në mëngjez, më 9 Prill 2021.

 

Ende nuk ka një orë të saktë për rifillimin e nesërm të fluturimeve. Sapo ta kemi si njoftim, do ta lajmërojmë menjëherë.

 

Pasagjerët e flydubai që kanë prerë biletën për në Dubai dhe e kanë fluturimin ditën e sotme, i bëjmë me dije ata dhe operatorët turistikë se udhëtimi do të kryhet nga nga aeroporti i Podgoricës dhe deri atje do të transportohen me autobuzë. Janë të lutur të paraqiten brenda terminalit të TIA-s për dhënien e dokumentacionit të nevojshëm për këtë udhëtim.

 

Njoftojmë gjithashtu se pasagjerët e itinerarit Dubai – Tiranë po me flydubai, se avioni do të ulet në aeroportin e Podgoricës sot në mbrëmje, me një parashikim 18.30 orë lokale, kështu që operatorët turistikë janë të lutur të kujdesen për transportin e tyre nga Podgorica në Tiranë me autobuzë.

 

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mbetet në shërbim të pasagjerëve dhe të çdo informacioni të saktë që është i vlefshëm për publikun.

 

Për çdo të dhënë tjetër, ju informojmë sërish.

 

Ju faleminderit për bashkëpunimin,

 

Tirana International Airport”

 

 

 

 

Pas bllokimit të Aeroportit të Rinasit është lëshuar urdhër-ndalimi për tre nga kontrollorët e trafikut ajror, organizatoriët të cilët ndaluan punën ditën e djeshme, duke pezulluar kështu fluturimet hyrëse dhe dalëse në vendin tonë.

 

Bëhet me dije se personat për të cilët është lëshuar urdhër-ndalimi janë: Armando Fezga, Flora Ndreca dhe Muhir Mezini.

 

Një prej tyre është kreu i sindikatës, përgjegjësja e turnit ndërsa tjetri është i shoqëruari i parë në lidhje me ngjarjen.

 

Këta tre persona sipas hetimeve paraprake janë organizatorët e asaj që tashmë konsiderohet si grevë nga ana e autoriteteve, por si shpallje paaftësie bazuar te rregullorja, sipas kontrollorëve.

 

Nëse akuza pranohet nga Gjykata, ata rrezikojnë deri në 7 vite burg, për shpërdorim detyre. Pas dy ditësh, Gjykata do vlerësojë nëse akuza ka prova mjaftueshëm për të mbajtur tre të akuzuarit në gjendje arresti.

 

Reduktimi në tre erdhi pasi së paku 28 kontrollorë u shoqëruan në policinë e Tiranës. Një pjesë e tyre janë dorëzuar vullnetarisht në Polici, ndërkohë që pjesa tjetër janë shoqëruar teksa qëndronin në një hotel pranë vendit të punës në Rinas.

 

Shoqërimet e tyre për t’u marrë në pyetje janë bërë me urdhër të Prokurorisë pas kallëzimit që kompania AlbControl bëri ndaj organizatorëve.

 

Në aeroportin e Rinasit prej mëngjesit të së mërkurës nuk mund të realizohet asnjë fluturim.

 

Kontrollorëve u është ulur paga nga 3 milionë në 1.5 milionë; ata kërkojnë rikthimin te paga e mëparshme. Ministrja përdori shifra të tjera, por kontrollorët e treguan rrogën live në media.

 

Dje pas një takimi të tensionuar me ministren, kontrollorët kanë firmosur deklaratën e paaftësisë në punë. Megjithatë janë treguar të kujdesshëm për të qëndruar brenda ambienteve të punës për të mos shkelur asnjë prej pikave të kontratës.

 

Ministrja Balluku ka premtuar rinisjen e fluturimeve por pa shpjeguar si.

 

Kërkesat e kontrollorëve

 

– Rikthim i kolegëve në punë;

– Shfuqizim i vendimeve të bordit;

– Rikthimi i pagës së plotë sipas kontratës kolektive;

– Transparencë financiare e plotë për vitin 2020;

– Një anëtar sindikate të jetë anëtar bordi.

 

Më shumë

Kuvendi i Berishës, shkarkon Bashën

Partia Demokratike ndodhet në një krizë të thellë ekzistenciale. Shenjat e krizës janë të dukshme. PD është sot e përçarë keqazi.   Demokratët janë rrjeshtuar në dy grupime kundërshtare: njëri me mbështetës të Sali Berishës, ish-liderit historik të PD, të shpallur “Person non grata” nga qeveria amerikane për “vepra korrupsioni që minojnë demokracinë në […]

“Non-grata”, Berisha shkon me ‘Foltoren’ në SHBA

Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook. Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA.   Takimi do të zhvillohet me video-konferencë njësoj sikur të […]

Shqipëri – Kosovë, pa ndalesa në kufi!

Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, Kosovës dhe Shqipërisë që po mbahet sot në Elbasan, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi shpjegoi tre marrëveshjet e arritura. Tre marrëveshjet synojnë lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve në të dy anët e kufirit. “Dua ta filloj nga kjo e fundit që ka të bëjë me lejet e […]

Berisha për Zërin e Amerikës: Unë do marr PD-në, nuk bëj parti tjetër

Ish kryeministri dhe drejtuesi i Partisë Demokratike, Sali Berisha përjashton në mënyrë kategorike, krijimin e një force të re politike. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai shprehet i bindur se kuvendi i thirrur prej tij dhe mbështetësve të tij më 11 dhjetor do të shënojë një rithemelim të kësaj partie të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara